Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Kroaci, shkak shpejtësia 254km/orë

Në natën e Vitit të Ri, Policia e ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili nëpërmjet autostradës në afërsi të Nova Gradishka ka vozitur me shpejtësi prej 254 km/orë.

Marketing

Shtetasi nga Maqedonia ka vozitur me automjet me targa të Gjermanisë, ndërkaq pasi e kanë vërejtur patrulla policore e kanë ndaluar.

Policia e ka përjashtuar nga komunikacioni dhe i ka shqiptuar gjobë. Gjithashtu, të njëjtit i është ndaluar për një muaj që të drejtojë automjet të kategorisë B.
Policia kumtoi se vozitësi është 31 vjeçar, ndërkaq identitetin nuk e ka kumtuar.