Arrestohet tifozi i Tottenhamit, hodhi lëvore të bananes në drejtim të Aubameyang

Janë bërë shtatë arrestimi dje në stadiumin “Emirates” në derbin e Londrës mes Arsenalit dhe Tottenhamit, ku njëri prej të arrestuarve hodhi një lëvore të bananes në drejtim të sulmuesit të topçinjve, Pierr-Emerick Aubameyang.

Marketing

Arsenali triumfoi dje ndaj Tottenhamit me rezultatin 4-2, kurse Aubameyang ishte njëri ndër më të dalluarit në fushë pasi shënoi dy gola, kështu duke u bërë golashënuesi më i mirë në Premierligë deri më tani, gjithsej 10 gola, transmeton Gazeta Express.

Ai që e hodhi lëvoren e bananes është tifoz i Tottenhamit, dhe kjo gjë është dënuar nga klubi i Tottenhamit dhe i arrestuari pritet të dënohet po ashtu nga klubi me mospjesëmarrje në stadium.

“Sjellje të tilla janë të pa tolerueshme dhe fansi në fjalë do të marrë një dënim”, ka thënë një folës i Tottenhamit.