Arrestohet Toni Jakimovski për shpërdorim të parave të DSK-së

Katër të punësuar në DSK, mes të cilëve edhe Toni Jakimovski (ish shef i të ashtuquajturës Drejtoria e parë e DSK-së) është arrestuar nga policia në hetimet e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe departamentin e MPB për krim të organizuar.

Marketing

Toni Jakimovski, i cili një kohë të gjatë ishte shef i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov është arrestuar menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme për rastin e PSP Target-Fortesa.

Sipas informatave të para, bëhet fjalë për shpërdorim të parave të DSK-së, që është bërë me harxhimin e qindramijë eurove. Paratë, në vend që të shpenzohen për nevojat e shërbimit, janë përdorur krejtësisht për qëllime të tjera.