Arrestohet vajza nga Kumanova

Të dielën pasdite (16.10.2022) në ora 16:55, zyrtarët policorë të MPB-së Kumanovë kanë ndaluar vajzën M.Z.(24) nga Kumanova. Ajo dyshohet se pak më herët se tearrestohet ka kryer vjedhje në një pronë private në rrugën “Stevo Filipoviq”.

Marketing

Gjësendi i vjedhur i është gjetur nga policia dhe i është kthyer pronarit, ndërsa kumanovarja 24 vjeçare është dërguar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.