Arrestoi Metën, SPAK cakton masën “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin

Pas arrestimit të Ilir Metës, mësohet se për ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” nga SPAK.

Marketing

Ndërkohë ish-bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Ilir Meta është arrestuar disa minuta më parë, me urdhër të SPAK.

Kujtojmë se deputetja Monika Kryemadhi ishte në qershor para hetuesve të SPAK ku dha shpjegime mbi një hetim të SPAK në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.

Për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.

Kujtojmë se rreth një javë pas paraqitjes së saj në SPAK, Meta njoftoi divorcin me deputeten.

Marketing