Arrihet armëpushimi në Gaza

Kabineti izraelit ka konfirmuar vendimin për të miratuar një armëpushim por deklarata e tij thotë se koha që ajo të hyjë në fuqi nuk është rënë dakord ende.

Një zyrtar i grupit militant Hamas i tha agjencisë Reuters se Izraeli dhe Hamasi do të fillojnë armëpushimin “e ndërsjellë dhe të njëkohshëm” të premten në orën 2 të mëngjesit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë sot një seancë urgjente, për të shqyrtuar luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Marketing

Seanca është kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe grupi i vendeve arabe në Kombet e Bashkuara.

Marketing