Arrihet marrëveshja historike në BE pas 4 netësh bisedime, miratohet paketa 750 bilionë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Krerët e Bashkimit Evorpian kanë arritur marrëveshjen historike për rimëkëmbjen ekonomike, pas bisedimeve dhe debateve maratonë për katër netë me radhë.

Marketing

Mësohet se paketa me vlerë 750 bilionë euro për rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e koronavirusit do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje, ndonëse akoma nuk janë bërë publike detajet.

Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishin parashikuar 2 ditë, por që zgjatiën 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Përparimi erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, paraqiti një propozim të ri, i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

  • foto galeri