Juventusi ka arritur marrëveshje me Evrtonin për Moise Kean.
Skuadra e Juventusit është hedhur në merkato në kërkim të sulmuesve pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Sipas gazetarit të afërte me klubin, Romeo Agresti, ‘Bianconerët” kanë arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e Kean.
Detajet nuk janë bërë ende të ditura por thuhet se do të jetë një vit huazim me të drejtën e blerjes për rreth 20 milionë euro vitin tjetër.
21-vjeçari, ishte edhe në të kaluarën pjesë e “Zonjës së Vjetër”, dhe do të jetë ky një rikthim për të në Itali.
Kean vlerësohet si futbollistë me të ardhme të ndritur dhe trajneri Massimiliano Allegri pret shumë nga ai këtë edicion.