Arrihet marrëveshja, Pavard lojtar i Interit

Operacioni për Benjamin Pavard ka përfunduar më në fund siç e prisnim të gjithë.
Mbrojtësi i Bayern Munich do të jetë një lojtar i ri i Interit.

Marketing

Sipas Fabrizio Romano, negociatat me bavarezët janë mbyllur në fakt në këto minuta. Francezi do t’i bashkohet “Nerazzurrëve” për 30 milionë euro plus 2 bonuse, përcjellë lajmi.net.

Lojtari tashmë do të udhëtojë sot drejt Milanos dhe nesër do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë me kontratën me Interin.