Arrihet marrëveshja për koalicion në Austri, Kurz përsëri kancelar

Lideri konservativ austriak, Sebastian Kurz, pritet që të vjen shpejt në pozitën e kancelarit, pasi që partia e tij, Partia Popullore ka bërë koalicion të pangjashëm me ambientalistët – të Gjelbrit.Lideri 33-vjeçar e ka përshkruar si “të shkëlqyer” arritjen e marrëveshjes gjatë një konference me kreun e të Gjelbërve, Werner Kogler, shkruan Euronews.

Marketing

Kurz ka thënë se bisedimet nuk kanë qenë aspak të lehta deri te gjetja e zgjidhjes “për shkak se të dy partitë kanë dallime shumë të mëdha”.

Ndërkaq Kogler që do të jetë zëvendëskancelar i vendit ka pohuar se këto dy parti suksesshëm kanë arritur që të ndërtojnë ura “për të ardhmen e Austrisë”.