Arrihet marrëveshja PSG – Messi

Lionel Messi raportohet se është pajtuar në parim me kushtet e ofruara për zgjatje të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Marketing

Sipas gazetarit të “TyC Sports”, Gaston Edul, argjentinasi ka rënë dakord për një marrëveshje të re 1-vjeçare.

Kontrata aktuale e Messit skadon në verën e këtij viti, por tani ai pritet që të jetë pjesë e parisienëve për së paku edhe sezonin e ardhshëm.

Lajmi është një goditje për Barcelonën, e cila kishte shpresuar se 35-vjeçari do të rikthehej në “Camp Nou” në verë si lojtar i lirë.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” gjithashtu u lidh me një transferim në MLS dhe Arabinë Saudite.

Në vend të kësaj, Messi do të qëndrojë në kryeqytetin francez, pasi ai synon të ndihmojë PSG-në të fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve.