Arrihet marrëveshje për Qytetin e Shkupit / Këshilltarët do t’i votojnë programet e kryetares Arsovska

Deri në fund të këtij muaji do të ketë 30 autobusë të riparuar, ndërsa këshilltarët e Shkupit do t’i votojnë programet e kryetares Danella Arsoska me të cilat do të punësohen 120 punëtorë të rinj në Higjienë komunale. Ky është rezultati i koordinimit të sotëm te kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllavevski me koordinatorët e grupeve të këshilltarëve dhe kryetaren Danella Arsovska ku morën pjesë edhe drejtorët e ndërmarrjeve publike.

Marketing

Sipas këshilltarit komunal nga radhët e LSDM-së, Gordan Shutarov, është mirë që shumica e VMRO-DPMNE-së do t’i votojë programet.

Një kohë të gjatë gjendja në qytetin e Shkupit është alarmante, si me transportin urban, ashtu edhe me higjienën në qytet. Për këtë, kryetarët e komunave të Shkupit kërkuan që kryetares Arsovska t’i hiqen kompetencat, por u ra dakord që të gjendet një zgjidhje së bashku me këshilltarët e qytetit.

Marketing