Arrij qëllimin tuaj për 7 ditë

Me siguri që keni dëgjuar për Ligjin e Tërheqjes dhe si funksionon ai. Më poshtë do të gjeni një listë me gjërat që duhen bërë për 7 ditë në mënyrë që të arrini qëllimet e juaja.

Marketing

Dita e parë: Zgjidheni se çfarë doni të arrini. Kur vendosni për diçka që doni të ju shfaqet në fund të kësaj liste 7 ditore, duhet të keni parasysh që të parafytyroni gjëra të vogla, por që ju do të ishit të lumtur nëse do t’i arrinit. Fokusohuni në atë qëllim. P.sh: ju dëshironi të ftoheni në një takim nga simpatia juaj, apo të ftoheni në një mbledhje, të gjeni miq të rinj, ose të fitoni më shumë para për të blerë atë fustanin që ju pëlqente. Mendojeni mirë se çfarë doni të manifestoni dhe shkruani këtë qëllim në një fletë.

Dita e dytë: Pohimet. Shkruani disa pohime pozitive që lidhen me qëllimet e kësaj jave. P.sh nëse po kërkoni për një takim me dikë atëherë shkruani: “Unë do të takoj dikë, dhe do të shkojmë në një takim” ose “Unë ndihem shumë i emocionuar për takimin tim.”

Dita e tretë: Vizualizo. Praktikoni të vizualizoni atë që dëshironi në ditën e tretë sa më shumë që të mundeni. Krijoni një pamje të qartë të asaj që dëshironi të arrini.

Dita e katërt: Silluni sikur keni arritur qëllimin tuaj.

Vazhdoni të besoni se ajo që ju dëshironi është duke ardhur dhe filloni të silleni sikur ju keni arritur qëllimin tuaj.

Dita e pestë: Formoni një listë të mirënjohjes. Në këtë ditë shkruani një listë mirënjohjeje për gjërat që tashmë I posedoni por të përafërta me qëllimin që dëshironi të arrini. Fokusohuni në ndjenjat e mirënjohjes dhe faleminderimit për këto gjëra që tashmë I keni.

Dita e gjashtë: Kërkoni për mundësi. Tregohuni më mendje-hapur dhe kërkoni për mundësi të reja në këtë ditë. P.sh nëse po kërkoni për 50 Euro për të blerë një telefon të ri, atëherë kërkoni ndonjë ofertë me çmim më të ulët të telefonit. Mundësitë janë përreth nesh, prandaj ne duhet ti kërkojmë ato.

Dita e shtatë: Tregoni rezultatet e juaja. Në këtë ditë, shkruani rezultatet e juaja, mendoni për gjërat që keni arritur. Edhe nëse keni bërë ndonjë gabim mos u shqetësoni, kjo është një mundësi për të mësuar e zhvilluar.

Marketing