Kanë arritur afganët e parë në Kosovë.
Ata në Aeroportin |Adem Jashari” janë pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.
Përmes aeroportit “Adem Jashari” ata kanë zbritur mbrëmjen e së dielës.
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të SHBA, përfshirë familjet e tyre”.
Strehimi i afganëve në Kosovë vjen pasi Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një numër afganësh që kanë punuar me forcat amerikane dhe të cilët ndjehen të frikësuar nga talibanët atje te cilët morën nën kontroll vendin ditë më parë.