Arrin ekspertiza për zjarrin në spital, pritet analiza dhe vendimi nëse do të ketë hetim

Ka mbërritur më në fund pas 4 muajsh, raporti nga ekspertët gjermanë për zjarrin në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, mes tyre 12 pacientë dhe dy të afërm që kujdeseshin për familjarët e sëmurë në momentin e tragjedisë së rëndë.

Marketing

Dokumenti duhet të përkthehet, të analizohet dhe të merret një vendim nëse për procedurat parahetimore që po zhvillohen për momentin, do të ketë hetim nga prokuroria. Ekspertiza vendase fillimisht konstatoi se zjarri në spitalin modular të Tetovës ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik përmes rezistencës së lartë kalimtare në kabllon lidhëse të defibrilatorit me të cilin një pacient është reanimuar në njërën nga dhomat e spitalit. Mbi nxehja e kabllit, ka shkaktuar ndezje në kutinë e lidhjes së zgjatueseit në të cilin ishte i lidhur defibrilatori, karikuesi i celularit dhe një pajisje tjetër, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Nga PTHP thonë se kjo ekspertizë është vetëm një nga provat e siguruara deri më tani dhe se në Prokurorinë Themelore në Tetovë, pritet të pranohen raporte dhe të dhëna për të cilat prokuroria ka lëshuar urdhra dhe udhëzime në institucionet tjera kompetente, si dhe janë në pritje të ekspertizës së ekspertëve gjermanë. Prokuroria vijon veprimet intensive dhe po kryhen edhe veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes.