Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve

Ka arritur në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Mitrovica dhe Gjilani. Kjo u bë e ditur në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Marketing

“ Mes emocionesh dhe lutjesh për pranim të haxhit dhe ibadeteve, familjarët e haxhilerëve u shprehën të lumtur për arritjen e të afërmve të tyre në vendlindje”.

“Haxhilerët e Mitrovicës dhe Gjilanit u shprehën të kënaqur me organizimin e haxhit. Ata thanë se përjetimet e haxhit janë të pa përshkruara”, theksohet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.