Skuadra e Arsenal është shumë afër që të sigurojë një përforcim për repartin e mbrojtjes.
‘Gunners’ janë në bisedime me Flamengo, për kartonin e Pablo Mari, të cilin e duan qysh në janar.
‘Sky Sports News’ raporton se Pablo Mari do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore tek Arsenal, gjatë këtij vikendi, transmeton lajmi.net.
Anëtari i Flamengo aktivizohet në qendër të mbrojtjes, pikërisht ku Arsenal ka ngecur më së shumti në sezonet e fundit.
Nuk dihet akoma se sa ‘Gunners’ do të paguajnë për kartonin e lojtarit.