Arsenal armësh, çfarë u gjet në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 8 persona në Serbi

Arsenal armësh, çfarë u gjet në shtëpinë e 21-vjeçarit që vrau 8 persona në Serbi (PAMJE)
Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e sotme në Serbi, ku një 21-vjeçar vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë.

Marketing

Shtetasin U. B. 21 vjeç u arrestua nga policia serbe, pasi ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur gjashtë me armë zjarri mbrëmë në fshatin Malo Orašje afër Smederevës, dhe më pas në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, ka vrarë tre persona dhe ka plagosur tetë të tjerë.

Më pas, siç dyshohet, ka ndaluar një taksist dhe e ka detyruar ta çojë në fshatin Vinjishtë, ku policia e ka vënë në pranga.

Kur policia ka kontrolluar shtëpinë e përdorur nga i dyshuari në Shepshin, ka gjetur një karabinë me optikë, një pistoletë, një pistoletë sinjalizuese, dy silenciatorë, një thikë gjuetie dhe pjesë të tjera armësh, 164 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 13 gëzhoja gjuetie, 12 gëzhoja, 4 fishekë sinjalizues dhe 25 copë fishekë karabina.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë në vendbanimin Vinjishtë, policia gjeti katër granata dore, disa kuti municionesh pistolete, disa copë municione pushke, një kornizë për një pistoletë, dy korniza me shumë gjasa për një pushkë automatike, një bartës optike, si dhe një pushkë automatike pa numër fabrike.

Mbi 600 efektivë policie, pjesëtarë të Drejtorisë së Policisë Kriminale, u organizuan në kapjen e 21-vjeçarit dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.