Ka përfunduar kryendeshja e xhiros së 11-të në Premierligë, e zhvilluar mes Arsenla dhe Liverpool.
Skuadrat luajtën baras 1:1 për të ndarë pikët me njëra tjetrën.
Numri i golave nuk ishte pasqyra e vërtetë e takimit. Loja ishte tejet dinamike, e shpejtë dhe me shumë raste shënimi nga të dy skuadrat.
Ndeshja e parë përfundoi pa gola, por me Liverpoolin që i’u anulua një gol në dukje i rregullt.
Pjesa e dytë vazhdoi me tempo të lartë dhe me shumë raste shënimi.
Goli erdhi në minutën e 61’ nga veterani James Milner, i cili me një goditje të saktë zhbllokoi sfidën.
Vetëm 20 minuta më vonë, ishe fantastiku Lacazette i cili realizoi një gol tejet të bukur për të vendosur rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë barazim Liverpool i jep mundësi Manchester Cityt që me një fitore eventuale nesër të ikën një hap përpara.