Arsenal mund t’ia ndryshojë të ardhmen Granit Xhakës.Mesfushori i Zvicrës është i prirë për të ndryshuar skuadër në afatin kalimtar të janarit.
Mediet në Gjermani kanë raportuar për një interesim konkret të Hertha Berlin, të cilët edhe kanë bërë ofertën e parë, përcjell lajmi.net.
Por, sipas ‘The Guardian’, Mikel Arteta po planifikon të përfshijë Granit Xhakën në ofertën për mesfushorin e Leicester City, Wilfred Ndidi.
Arsenal do t’i ofronte Leicesterit 40 milionë funte dhe shërbimet e Xhakës, për të sjellë në ‘Emirates Stadium’ mesfushorin 23 vjeçar