Arsenal në garë me Man City për mesfushorin italian

8:59 | 17 Prill 2021

Marketing

Arsenali mund të konkurrojë me Manchester City në garën për të nënshkruar Manuel Locatelli nga Sassuolo.

Topçinët ka të ngjarë të rindërtojnë skuadrën këtë verë dhe mund të ketë ndryshime në të gjitha departamentet, transmeton lajmi.net.

Sipas Goal.com, një mesfushor me tipare të mbrojtësit është pikërisht ajo çfarë Arsenalin po kërkon dhe Locatelli është një opsion për ta.

23-vjeçari gjithashtu ka qenë i lidhur me Manchester City dhe Juventus gjatë muajve të fundit.

Citizens e konsiderojnë italianin si një zëvendësues të mundshëm të Fernandinho, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor.

Bianconerët po kërkojnë të ndahen nga Adrien Rabiot për të liruar një vend për Locatelli, i cili më parë ishte me AC Milan.

Përveç Locatelli, Topçinjtë po shikojnë edhe Yves Bissouma dhe Guido Rodriguez për të forcuar rolin e mesfushës.

Ata tashmë kanë bërë kontakte me agjentin e Bissouma, por përballen me një konkurrencë të fortë nga Leicester City për nënshkrimin e tij./Lajmi.net/