Arsenal triumfon në ‘Old Trafford’ pas 14 viteve

Arsenal ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Manchester United.

Marketing

Topçinjtë morën tre pikë falë fitores 0:1 në ‘Old Trafford’, stadiumin ku nuk kishin fituar që nga viti 2006 në kuadër të Premierligës.

Ishte Pierre Emerick-Aubameyang (69’) që realizoi golin e fitores për skuadrën e tij nga penalltia. Sulmuesi gabonez ‘prishi agjërimin’ pasi kishte pesë ndeshje që nuk shënonte.

Ndërkohë, ‘Djajtë e Kuq’ vijojnë të mos kenë paraqitje të mira në kampionat.

Arsenal ngjitet në vendin e tetë me 12 pikë, ndërsa United në vendin e 15 tubon shtatë pikë.

Marketing