Arsenali afër transferimit të mbrojtësit të shumëkërkuar italian

Arsenali raportohet se ka bërë një hap të madh drejt transferimit të mbrojtësit italian të Bolognas, Riccardo Calafiori.

Marketing

Ani pse londinezët kishin mbrojtjen më të mirë në sezonin që shkoi në Premier Ligë, ata dëshirojnë të përforcohen në mbrojtje edhe gjatë verës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Mikel Arteta ka mbrojtësit si Ben White, Jakub Iwior, Takehiro Tomiyasu dhe Oleksandr Zinchenko, por dëshiron të paktën dy mbrojtës për një pozitë.

Jurrien Timber gjithashtu do të kthehet nga lëndimi serioz i gjurit që e mbajti atë jashtë fushave gjatë krejt sezonit.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Arsenali ia ka prezantuar mbrojtësit italian projektin afagjatë.

22-vjeçari fillimisht donte të mbetej në Itali me Juventusin që pothuajse kishte arritur marrëveshje me të.

Mirëpo Romano ka thënë se për shërbimet e tij në garë janë vetëm Arsenali dhe Chelsea.

Arsenali dhe Bologna ende nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin, por besohet se ai do të kushtojë 47 milionë euro.