Arsenali deklason Lens, Copenhagen ndal Bayernin

Arsenali ka arritur një fitore të thellë ndaj Lens me rezultat 6:0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pas një fillimi të vështirë, Arsenali gjeti epërsinë, pasi mbrojtja e dobët i lejoi Kai Havertz-it të shënonte.

Marketing

“Topçinjtë” dyfishuan avantazhin e tyre në minutën e 20-të kur Bukayo Saka gjeti Gabriel Jesus, i cili nuk gaboi për të ndezur “Emirates Stadium”.

Situata u vështirësua për Lens kur Bukayo Saka gjeti rrjetën për 3:0, festën e “Topçinjve” e përmbylli Gabriel Martinelli.

Arsenali nuk u ndal dhe Martin Odegaard shënoi për 5:0 në fund të pjesës së parë.

Golin e vetëm në pjesën e dytë e shënoi Jorginho nga penallti.

Arsenali kryeson Grupin B me 12 pikë, kurse Lens janë në vendin e tretë me pesë sosh.

Bayerni nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Copenhagen pas një barazimi 0:0.

Bayerni është në vendin e parë dhe është kualifikuar tashmë, kurse Copenhagen është në vendin e dytë dhe i duhet fitore për të kaluar tutje.

Rezultatet e natës së sotme në Ligën e Kampionëve:

Galatasaray 3:3 Manchester United

Sevilla 2:3 PSV

Arsenal 6:0 Lens

Bayern 0:0 Copenhagen

Benfica 3:3 Inter

Braga 1:1 Union Berlin

Real Madrid 4:2 Napoli

Real Sociedad 0:0 Salzburg