Arsenali e mposht me rezultat të thellë Standardin e Vojvodës

Arsenal ka shënuar fitore të pritur dhe të lehtë përballë Standard Liege të Mërgim Vojvodës në Ligën e Evropës.
Skuadra e Unai Emery ka arritur të mposht 4:0 belgët, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit F.

Marketing

Fituesi i kësaj përballje u përcaktua që në minutat e parë të ndeshjes, me Arsenalin që shënoi tri gola të shpejta.
Gabriel Martinelli në minutat 14’ dhe 16’ shënoi për 2:0, ndërsa Joseph Willock në minutën e 22’, shënoi për 3:0.

Në pjesën e dytë Arsenal arriti të shënonte edhe golin e katër, tani përmes Daniel Ceballos.
Pas dy ndeshjeve, Arsenal numëron gjashtë pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin F.

Marketing