Arsenali e mund Napolin edhe midis Italisë

Arsenali është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League, pasi e eliminoi Napolin duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 2-0.

Marketing

Të besuarit e Unai Emery, pasi triumfuan 1-0 në stadiumin Emirates, kanë marrë fitore edhe në udhëtim, në Itali, në stadiumin “San Paolo”, raporton Gazeta Express.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0-1 me golin e bukur të sulmuesit, Alexandre Lacazette, i cili realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 36’.

Si Napoli, ashtu edhe Arsenali, krijuan raste të shumta për 90 minuta, por rezultati mbeti ai i pjesës së parë dhe kështu, Arsenali u kualifikuar në gjysmëfinale pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 2-0.