Arsenali e shkatërron Cityn

Xhiroja e 24-të në Premierligë e solli derbin e madh të ishullit mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Marketing

Në ndeshjen e luajtur në “Emirates Stadium”, Arsenali e arriti një fitore të madhe, me një rezultat të thellë, duke e shkatërruar skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Topçinjtë” fituan 5-1, duke vazhduar presionin ndaj Liverpoolit, prej vendit të dytë të tabelës.

Serinë e golave në ndeshjen e sontme e hapi Martin Odegaard në minutën e 2-të të takimit, me rezultat që u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, City u tregua më i rrezikshëm, teksa shënoi përmes Erling Haaland për 1-1.

38 sekonda më vonë, epërsinë për Arsenalin e riktheu Thomas Partey.

Për 3-1 shënoi talenti 18-vjeçar, Myles Leëis-Skelly, pasi goditi me të djathtën e tij në anën e majtë të portierit Ortega.

Pas një kundërsulmi të shpejt, golin e katërt dhe tashmë të fitores e shënoi Kai Havertz.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, ishte Ethan Nëaneri që me një gol të bukur u përkujdes për epilogun e takimit.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 50 pikëve, gjashtë më pak se Liverpooli në vendin e parë.

Në anën tjetër, City ka 41 pikë në pozitën e katërt të tabelës