Arsenali fiton Superkupen e Anglisë

Arsenal është fitues i Superkupës së Anglisë, ose ndryshe siç njihet si Community Shield, pasi mposhti pas penalltive 4-1 Manchester Cityn.
Koha e rregullt prej 90 minutave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Marketing

Pas një pjesë të parë të qetë me Kai Havertz që shpërdoroi dy raste të mira shënimi për Arsenalin, pjesa e dytë prodhoi më shumë raste dhe momente dramatike në fund.

Cole Palmer, 21-vjeçar që hyri në vend të Haaland për Cityn, u bë protagonist në minutën e 77-të që shënoi për 1-0.

Palmer mori topin nga e djathta dhe me të majtën e tij lëshoi një gjuajtje fantastike që mposhti portierin e Arsnelit, Ramsdale.

Megjithatë, Ramsdale shpëtoi Arsenalin nga goli i dytë vetëm pak minuta më vonë. Alvarez gjeti Foden në qendër dhe sulmuesi gjuajti mes këmbëve të portierit duke gjetur një devijim të këtij të fundit.

Kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit dhe përfundimi i ndeshjes, një gjuajtje e Trossard në minutën e 101 devijohet nga mbrojtësi i Cityt, Akanji, dhe topi përfundoi pas shpinës së portierit Ortega.

Në penallti, Arsenali u tregua më i saktë me Odegaard, Trossard,Saka dheVieira që shënuan nga pika e bardhë, ndërsa për Cityn nuk shënuan De Bruyne dhe Rodri, ndërsa i vetmi që gjeti golin ishte Silva.