Arsenali i thotë “lamtumirë” Ligës së Evropës, Sporting fiton në “Emirates” dhe kalon tutje

Sporting Lisbona e ka eliminuar Arsenalin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës, pasi triumfoi 4:3 vetëm pas penalltive në ndeshjen e dytë.

Marketing

20 minutat lojë në stadiumin “Emirates” u mbyllën 1:1 (3:3), ndërkaq portugezët ishin më efikas në ekzekutimin e penalltive që i siguruan edhe “biletën” për çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan lajmi.net.

Martinelli ishte “figura tragjike” e londinezëve i cili e humbi penalltinë.

Sa i përket kohës së rregullt, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të me një gol të bukur nga afërsia.

Shifrat i barazoi mesfushori Pedro Goncalves me një gol spektakolar nga gjysma e fushës kur po rrjedhte minuta e 62-të, gol i cili i dërgoi ekipet në vazhdime.

Vlen të përmendet se Ugarte i Sporting Lisbonës u përjashtuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve në minutën e 118-të.

Sportingu do ta mësojë të premten (nesër) kundërshtarin në çerekfinale kur edhe do të hedhet shorti.