Arsenali e ka refuzuar ofertën nga Galatasaray për huazimin e Shkodran Mustafit.
Mustafi iu bashkua Arsenalit nga Valencia për 35 milionë funte dy sezone më parë.
E ardhmja e tij në ”Emirates Stadium” është e pasigurte pasi trajneri, Unai Emery transferoi Sokratis nga Dortmundi këtë verë.
Forma jo e qëndrueshme e mbrojtësit shqiptar ia ka humbur atij edhe vendin në Kombëtaren gjermane për Kupën e Botës këtë verë.
Interi ishte pranë transferimit të Mustafit verën e kaluar, por marrëveshja dështoi në minutën e fundit.
Dhe tani besohet se Galatasaray ka bërë ofertë huazimi për mbrojtësin e Arsenalit.
Por, mediat nga Turqia shkruajnë se klubi turk nuk e do transferimin permanent të 26-vjeçarit këtë verë.
Megjithatë, Fanatik shkruan se Arsenali e ka refuzuar ofertën e huazimit pasi që e do shitjen e lojtarit në baza permanente.