Arsenali mban gjallë shpresat për titull, triumfon në derbin ndaj Man Unitedit

Arsenali ka regjistruar fitore në derbin ndaj Manchester United, për të mbajtur gjallë ende shpresat për titullin e kampionit.

Marketing

Derbi në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin minimal 0:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 37-të dhe të parafundit në Premierligë.

Derbi i madh anglez u vendos nga goli i Leonardo Trossard, i cili shënoi në minutën e 20-të.

Arsenali pas kësaj fitore ka 86 pikë në krye të tabelës, vetëm një pikë më shumë se Manchester City.

Por, “Topçinjtë” tani kanë një ndeshje më shumë se kampioni në fuqi anglez.

Ndërsa, Man United ndodhet në pozitën e tetë me 54 pikë.