Arsenali ka qenë bindshëm më i mirë se Eintracht Frankfurt duke e mposhtur 0:3 në xhiron e parë të fazës së grupeve në Evropa Ligë.
Joseph Willock shënoi i pari për “Topçinjtë” pas një devijimi e që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë.
Bukayo Saka dyfishoi epërsinë në minutën e 85-të ku u asistua nga Nicolas Pepe, ndërsa pas tre minutave Aubameyang vulosi fitoren e “Topçinjëve”.