Pavarësisht se Arsenali ishte larg luftës për titull në Premierligë, skuadra londineze ka vazhduar kontratën me Mikel Artetan.
Bashkë me trajnerin spanjoll, kontratën e ka vazhduar edhe asistenti i tij, Jonas Eidevall.
“Jam i emocionuar, mirënjohës dhe me të vërtetë i lumtur sot”, tha Mikel Arteta pas nënshkrimit të kontratës, e cila zgjat deri në fund të sezonit 2024/25.
“Ne duam ta çojmë klubin në nivelin tjetër dhe të konkurrojmë me skuadrat më të mira. Për ta bërë këtë, në duhet të jemi pjesë e Champions League. Ne duhet të jemi në gjendje të evoluojmë skuadrën, të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha departamentet, të krijojmë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë, të përmirësojmë atmosferën në Emirates, të jemi në gjendje të rekrutojmë talentet më të mirë dhe njerëzit më të mirë për këtë klub” ka thënë Arteta.