
Arsenali nuk do ta ripërtërijë kontratën me lojtarin nga radhët e mesme Mesut Ozil, informon “ESPN”.
Sipas burimit, Arsenali vlerëson se paga e gjermanit 31 vjeçar në lartësi prej 350 mijë funta në javë është shumë e lartë. Kumtohet se disa klube nga Gjermania dhe Turqia tregojnë interes për Ozilin, por gjithashtu nuk janë të gatshëm t’i përmbushin kërkesat e futbollistit.
Në sezonin 2019/2020, Ozil ka marrë pjesë në 23 ndeshje për Arsenalin, ka një gol dhe tre asistenca. Kontrata gjermane me Arsenalin vlen deri në fund të qershorit të vitit 2021.