Arsenali nuk ka të ndalur në Premier Ligë

Arsenali e ka mposhtur me rezultat 0-2 skuadrën e Wolves për të arritur një fitore të madhe para se skuadra të shkojë në pushim 6 javor para nisjes së Botërorit. Martin Odegaard (55’, 75’) është autori i dy golave për Arsenalin duke i siguruar Arsenalin vendin e parë në Premier Ligë deri në Vitin e Ri.

Marketing

Arsenali ka arritur fitore të merituar në Melineux Stadium të Wolverhampton, duke e mposhtur atë me rezultat 0-2.

Ishte një ndeshje që Arsenali dominoi që nga fillimi i ndeshjes.

Arsenali u mundua që do të këtë vështirësi pasi që në minutën e dytë u lëndua Granit Xhaka. Mesfushori kosovar, që përfaqëson Zvicrën si Kombëtare u detyrua që të largohet nga loja në minutën e 16 të ndeshjes shkaku i këtij lëndimi e ku në vend të tij u inkuadrua Fabio Vieira.