Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira me fanellën e Arsenalit.
Ish-futbollisti i Gjermanisë ka luajtur vetëm 71 minuta në Premierligë dhe 71 të tjerë në kup në këtë fillim të sezonit.
Ai nuk është më në planet e Emery dhe largimi i tij mund të jetë që në janar.
Paga e tij e lartë ka qenë problemi kryesor për klubet që e kanë kërkuar, por tani Arsenali ka vendosur që t’ia paguaj edhe pagën.
Ozil mund të largohet që në janar si huazim, dhe një pjesë të pagës së tij të lartë do ta përfundoj skuadra aktuale.
Inter dhe Napoli janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për të.