Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u bën thirrje të gjithë profesorëve të diplomuar që janë të kualifikuar dhe të paangazhuar, të konkurrojnë në shkollën e mesme të Velesit “Koço Racin”, që të jenë mësimdhënës në paralelen në gjuhën shqipe. Megjithatë, ligji nuk parashikon që ministria të kujdeset për transportin e profesorëve që udhëtojnë në qytete të tjera për të dhënë mësim. Kur pyetet se çfarë mund të bëjë ky dikaster që profesorëve t’ua lehtësojë së paku çështjen e transportit, ministri përgjigjet:
MIRËPO, MINISTRIA E ARSIMIT NUK MUND TË DETYROJË KUADRIN E KUALIFIKUAR TË SHKOJNË ATJE EDHE TË ANGAZHOHEN. TË GJITHA ÇËSHTJET QË JANË NË KUADËR TË ZGJIDHJEVE LIGJORE, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS U QËNDRON NË DISPOZICION – THA ARBËR ADEM, MINISTËR I ARSIMIT.
Ministri Ademi njëkohësisht u bëri apel edhe nxënësve nga Velesi të regjistrimin në këtë shkollë, sepse kur regjistrohen në shkollat e rajonit ku jetojnë përfitimet janë më të mëdha, si për shembull, transporti është falas.
Unë apeloj që të gjithë nxënësit e Velesit dhe rajonit të Velesit të regjistrohen në shkollën e mesme të Velesit. Ministri i Arsimit dhe Ministria e Arsimit do të jenë aty për të ju dalë në ndihmë për gjithçka çka është e nevojshme. Edhe në aspekt të promovimit të inkurajimit të nxënësve që të regjistrohen aty – u shpreh Arbër Ademi, ministër i Arsimit.
Nëse nuk bëhet përjashtim që paralelja e vetme shqipe në gjimnazin e Velesit të funksionojë me më pak nxënës, e njëjta rrezikon të mbyllet, sepse në afatin e parë janë pranuar vetëm 17 nxënës, ndërsa minimumi i nevojshëm për funksionimin e një paraleleje është 25 nxënës. Ministri i Arsimit thotë se në rrethana të tilla do të lejohet funksionimi i paraleles me numër të vogël. Ademi theksoi gjithashtu se prindërit që nuk regjistrojnë fëmijët e tyre për ndjekjen e arsimit të mesëm do të gjobiten me 800 euro. Në shkollat e mesme në afatin e parë janë regjistruar gjithsej 11.860 gjysmë-maturantë, nga 16 676 të paraqitur gjithsej. Klasën e 9-të e kanë përfunduar gjithsej 20.030 nxënës. Në gjimnaze janë pranuar gjithsej 4.464 nxënës, ndërsa në drejtimet profesionale ky numër arrin në 7000. Për afatin e dytë të regjistrimit kanë mbetur 23.410 vende të lira.