Arsimi profesional, MASH thellon dialogun me kompanitë dhe komunat

Ministria e arsimit nëpërmjet dialogut social me komunat dhe kompanitë synon punësimin sa më të shpejtë të rinjëve pas mbarimit të shkollimit të mesëm profesional. Për 20 ditë përpos kryeqendrës do të vizitohen shumë qytete të vendit për të bindur nxënësit që të regjistrohen në shkollat profesionale duke bërë praktikën nëpër kompani të ndryshme dhe më pas edhe të punësohen. Gjatë shkollimit nxënësit do të marrin subvencione mujore prej 3500 denarëve.

Marketing

“Ministria për këtë vit shkollor ka dorëzuar pyetsor në të cilën janë përgjigjur mbi 400 kompani, 90% prej tyre përpos se janë përgjigjur pozitivisht kësaj inicijative, ato janë të gatshme për të pranuar në praksën e tyre, nxënësit të cilët do të studiojnë në arsimin e mesëm profesional.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i arsimit.

Nga oda ekonomike e shohin si të rëndësishëm ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e profesioneve të ndryshme.

“Të ndryshohet të menduarit e familjeve në Maqedoni, që ndër dekadash thuhej se suksesi I një fëmiu varet nga përfundimi I arsimit të lartë. Sot është e qartë se fëmiu do të jetë I suksesshëm nëse menjëherë pas mbarimit të shkollës gjen punë dhe paguhet në mënyrë korrekte.”, tha Antoni Peshev, drejtor i Odës Ekonomike.

Ky është viti i dytë që po realizohet kjo inicijativë. Në vitin shkollor 2021-22 numri I paraleleve është rritur nga 11 në 97 dhe mbi 200 kompani janë përfshirë në këtë proces. Profesionet më të kërkuara janë makineria, elektroteknika, kimi- tekonologjia, ekonomia, tregëtia dhe pylltaria për përpunimin e drurit.