Arsllani: Analizë e detajuar për pacientin 0

Gjetja e pacientit 0, në rast se vërtetohet prani më e hershme e virusit korona në vend, është e rëndësishme, vlerëson zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani. Gjithsesi, ai shton se tani përqendrimi është në zbulimin dhe trajtimin e rasteve të reja.

Marketing

Për këtë arsye është e duhur një shtrirje gjithëpërfshirëse. Analizë shkencore përmes sigurimit të argumenteve të sakta në lidhje me provat, hulumtimet e mëtutjeshme dhe në bazë të kësaj do të arrihet në konsesusin adekuat. Për, gjithsesi ajo që mund të them tani është se përqendrimi është kryesisht për të diagnostikuar dhe për të lokalizuar rastet e reja, trajtimin dhe organizimin e tyre në sistem të përgjithshëm shëndetësor”-tha Armend Arsllani, zv/ministër i Shëndetësisë.

Sa i takon funksionimit normal të spitaleve gjinekologjike, Arsllani thotë se për gjinekologjinë në Çair tashmë janë marrë parandaluese masa shtesë. Me të arritur në spital, pacienteve u bëhet anketa epidemiologjike.

Tani, secili pacient i cili vjen në këtë institucon në Çair, para se të hyj në ambulancën e spitalit, i merren edhe të dhënat epidemiologjike për kontakt të mundshëm me ndonjë person të sëmurë, matet temperatura trupore aty dhe nga sondazhi epidemiologjik pozitiv ose temperatura e lartë drejtohen në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri ndërsa të tjerët në mënyrë të rregullt trajtohen në ambulancën e poliklinikës së Çairit”-pohoi Armend Arsllani, zv/ministër i Shëndetësisë.

Arsllani thotë se ky spital kohën e fundit është pajisur me aparate të nevojshme për funksionim normal të tij.

Marketing