Arsovska ironizon me Babagjyshin për hetimet e Policisë Financiare

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasditen e sotme në profilin e saj në Facebook ka postuar një fotografi në të cilën shihet duke luajtur shah me Babagjyshin e Vitit të Ri.

Marketing

Por, simbolika e fotos nuk është e rastësishme sepse në postim Arsovska e shoqëron foton me mbishkrimin: “Në pritje të rezultateve të hetimeve për pemën e Vitit të Ri.…”.

Ndërkohë inspektorët po grumbullojnë dokumentacion që pastaj do ta analizojnë, pas çka do të shihet nëse do të dorëzojnë aktakuzë apo jo për stolisjen e Vitit të Ri të Qytetit të Shkupit.

Drejtoria e Policisë Financiare do të dorëzojë parashtresë adekuat me shkrim deri te prokurori publik. Para tre ditëve, përmes profilit zyrtar në Facebook të kryetares Arsovska, shkruan se stolisja e sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të vitit të ri janë financuar përmes thirrjes publike që u publikua sipas akteve dhe rregullave, ndërsa stolisja do të kushtojë 30 mijë euro.