Arsovska: Jam përball një makinerie

Thellohet hendeku mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, dhe VMRO-DPMNE-së, partia që e promovoi si kandidate të pavarur e që e përkrahu në zgjedhjet lokalet. Arasovska thotë se po përballet me një makineri të tërë të orientuar kundër saj, por nuk frikësohet, pasi siç tha, ka më shumë miq sesa armiq. Sa i përket shkarkimeve dhe dorëheqjeve të drejtorëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së, tha se punën e tyre do ta shqyrtojë kontrolli i shtetit.
“Në muajt e shkuar ndodhën shumë gjëra. E di se përballem me një makineri dhe njerëz që për momentin nuk u bëhet qejfi që po zbardhet çdo gjë që ndoshta donin t’ia veshin dikujt tjetër. Sa më përket mua, unë vetë nuk frikohem.”,- deklaroi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.