Pas takimit të një dite më parë ndërmjet Kryeministrit Mickovki dhe Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kjo e fundit ka drejtuar akuza të rënda në drejtim të Kryeministrit dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Sipas saj i gjithë faji për gjendjen e ndërmarrjeve Publike në kuadër të Qytetit të Shkupit qëndron tek Qeveria e udhëhequr nga Mickoski, i cili sipas saj përpos që nuk ka ndihmuar Qytetin e Shkupit, ai po pengon të njejtën duke e bllokuar punën e Këshillit Komunal përmes Këshilltarëve të tij, e të cilat po marrin paga të majme, ndërsa nuk nënshkruajnë asnjë vendim, dhe bllokojnë punën e kryeqytetit.
“Unë jamë Kryetare, por shkupjanët votuan edhe për 45 këshilltarët, e të cilët në këto momente marrin nga 500 euro pagë mujore, për një seancë të Këshillit Komunal, ndërsa nuk votojnë asgjë. Pse duhet i gjithë faji të hudhet ndaj meje, kur unë jam e pa fuqishme pa votat e tyre. Sikur të kisha mundësi ti realizijonë këto projekte pa votat e tyre, Qytetin e Shkupit do ta kishit pasur deri më tani të regulluar dhe të pastër. Asgjë nuk mund të bëjmë në kundërshtim me ligjin, dhe të themi se pse ndërmarrjet Publike nuk po punësojnë 120 perosna dhe ti pastrojnë rrugët, nëse ky projekt i tyre nuk ka kaluar në Këshillin Komunal, sepse nëse e bëjnë të njejtën pa vendim të Këshillit është vepër Penale. Prandaj po them se tani zgjidhjen e problemit duhet të kërkohet pikërisht tek ato të cilët po e shkaktojnë këtë problem. Këto sikur të kishin vullnet të sinqerishtë që ta zgjedhim këtë problem, do të pranonin të kemi një pres-konferenc të përbashkët dhe jo të dalin të bëjnë cirkë” – tha Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
Arsovska tha se Mickoski “mund të bëhej i madh” si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, dhe të siguronte 250 autobusë. Reagimi i Arsovskës vjen pas deklaratës së djeshme të ministrit të pushtetit local, Perinski se gjendja në kryeqendër është shqetësuese.
Ministri tha se në takimin me Arsovskën kanë pritur të dëgjojnë plan, apo nevoja konkrete për çka do të mund të ndihmonte qeveria por siç tha ai nga ana e sajë nuk dëgjuan asgjë konstruktive. (