Arsovska mori pjesë në puntorinë për programet e reja për përkrahje të ndërmarrësisë dhe inovacionit

Me Fondacionin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme organizuam një event për të cilin pati një interes të jashtëzakonshëm, kushtuar nevojave të paketave të reja financiare inovative për shfrytëzim më të mirë të fondeve evropiane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ekspertët në panel ndanë praktikat e mira nga rajoni për përdorimin e paketave të disponueshme për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjithashtu u prezantuan mundësitë për mbështetjen e aktiviteteve në fazën e përgatitjes së dokumentacionit të projektit për financim dhe bashkëfinancim nga programet e BE-së, me qëllim të rritjes së shkallës së shfrytëzimit të mjeteve nga këto programe.

Marketing

Programet e reja për përkrahje të ndërmarrësisë dhe inovacionit inkurajojnë zhvillimin ekonomik lokal dhe vendosin bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe sektorit privat. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë, ato krijojnë vende pune, inkurajojnë inovacionin dhe kontribuojnë në rritjen ekonomike. Prandaj, mbështetja që stimulon zhvillimin e tyre kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e konkurrencës dhe ndikon në përmirësimin e efikasitetit, produktivitetit dhe shkallës së inovacionit në ekonominë kombëtare.