Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk iu përgjigj thirrjes së Danella Arsovskës dhe nuk dha dritë jeshile për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë për çka nevojitej miratim për marrje të kredisë afatgjate në vlerë prej 620 milionë denarësh, apo rreth 10 milionë euro, që duhej të siguroheshin nga ndonjëra nga bankat vendore. “Pro” votuan 15 këshilltarë, një ishte “kundër” dhe 18 të përmbajtur, numra këto që nuk mjaftuan për sjelljen e një vendimi të tillë.
“Asgjë nuk mund të themi me siguri pasiqë as nuk e dijmë nëse këshilltarët do ta votojnë këtë vendim, pasi e patë vetë se kishte paralajmërime se do ta heqin nga rendi i ditës, unë mendoj se kjo është lojë e ashpër me qytetarët, pasi kur të thoni se do të mbështesni program që duhet brenda këtij mandati duhet të blihen 250 autobusë dhe më pas nuk duani të votoni vendim të blihen ata 250 autobusë”, deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.
U bëj thirrje këshilltarëve të VMRO-PMNE-së për realizim të programit “Shkupi modern” të cilën e mbështetën në zgjedhjet lokale dhe u bëj thirrje të mos tentojnë ta heqin nga seanca.”
Grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së thanë se nuk po diskutohej dhe as votohej për autobusët ekologjikë, por për huamarrje për të cilën nuk u dhanë shpjegime.
“Nuk do të mbështesim kredi pa na u thënë se cila është norma e interesit, grejs periudha dhe kushtet për këtë. Arsovska nuk ka informacione çfarë autobusë do të blejë”, njoftojnë Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.
Nga ana tjetër kaosi në rrugët e kryeqytetit vazhdon të prek kulmin. Qytetarët presin gjatë për të arritur në destinacionet e tyre, ndërsa autobusët dhe pikat e pritjes janë të mbushur me njerëz.
“Unë rrallë udhëtoj me autobusë, ka turma, veçanërisht tani kur nxënësit shkojnë dhe kthehen nga shkolla. Le të jenë gjallë e shëndosh, ne do të gjindemi”.
“Unë 10 vite udhëtoj me autobus, jam profesor në pension dhe nuk kam takuar asnjë funksionar të futet në autobus dhe të sheh se si mundohet qytetari ynë që të arrijë në punë, e aty ku është nisur. Nuk mundet që ata që nuk i dijnë problemet dhe nuk i kanë ndjerë t’i zgjidhin dhe të kemi transport të organizuar publik…”.
“Jo, 16-ta është e rregullt.”
“Shumë presim, ka shumë njerëz.”
“Në shkollë shkojmë me vështirësi, tanët punojnë, shumë vonë vijnë, shumë rrallë, ka turma dhe viruse.”
25 autobusët ekologjik privat qëndrojnë ende të parkuar, pasi ata u tërhoqën nga qarkullimi për shkak të përplasjeve që kishin transportuesit privatë me Qytetin e Shkupit.