Arsovska përgënjeshtron Mickoskin! Qeveria kërkoi që mjetet e “Hasan Prishtinës” të ridestinohen për NQP-në

Kundërshtime mes Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit në lidhje me projektin për ndërtimin e magjistrales “Hasan Prishtina”, që lidhë Shkupin me Kosovën, përcjell TV21. Nga Qeveria thonë se në takimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nuk është folur që mjetet për këtë projekt, të rialokohen për ndërmarrjen publike në korniza të Qytetit të Shkupit.

Marketing

“Ju njoftojmë se nuk është biseduar në këtë temë në takimin mes kryeministrit Mickoski dhe kryetares së qytetit të Shkupit, Arsovska”, thonë nga Qeveria.


Por me Qeverinë nuk përputhet përgjigja e Qytetit të Shkupit. Të pyetur nga TV21 nga kabineti i Arsovksës thonë se në takim është biseduar se paratë për rrugën “Hasan Prishtina”, të rialokohen për NQP Shkup. Akuzojnë se Qeveria po mashtron qytetarët duke paguar borxhin ndaj NQP-së me mjetet që ishin destinuar për magjistralen “Hasan Prishtina”“Nga Qeveria ofruan “zgjidhje” për pagesën e borxhit të tyre ndaj NQP-së në lartësi prej 8 milionë euro, me çka do t’i marrn nga qyteti mjetet e parapara për ndërtimin e bulevarit “Hasan Prishtina”. Këtë “propozim” e konsiderojmë si shantazh mbi qytetarët e Qytetit të Shkupit, përshkak se për borxh ndaj NQP, duan të shkurtojnë projekt i cili për qytetarët e asaj pjese të Shkupit e presin me dekada”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing