Arsovska priti në takim transportuesit privatë

Pas kërcënimeve të transportuesve privatë se do të dalin sërish në rrugë, kryetarja e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovska i priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të ri të transportuesve privatë. Pas takimit i cili zgjati rreth katër orë, transportuesit thanë se kanë mbetur të kënaqur. Qyteti u kanë dhënë ofertë për të gjetur zgjidhje që ata të kthehen në punë.

Marketing

“Takimi kaloi mirë, mbetet tek ne transportuesit që të gjejmë zgjidhje për t’u reformuar në një mënyrë të caktuar, t’i dëgjojmë këshillat që na u dhanë që të kthehemi në rrugët e Shkupit. Të gjithë rekomandimet ishin në drejtim se do të modernizohet transporti publik në Shkup dhe ne do të jemi të inkuadruar në atë pjesë, por gjithçka varet edhe nga ne”, deklaroi Jovica Zafirovski, transportuesit privat.