Arsovski: Gruevski nga një martir politik, në një i dënuar i rëndomtë

Analisti Petar Arsovski vlerëson se Gruevski ka qënë më shumë pragmatik sesa i lidhur me ide për luftë nacionaliste. Nga martir politik siç ishte profili i tij në fillimet e procesit në një i arratisur dhe i dënuar i rëndomtë i cili kërkohet dhe kjo është rrëfim i dhimbshëm për prishjen e imazhit të tij politik.

Marketing

Nndoshta ne kemi pasur mendim të gabuar për profilin e Gruevskit gjatë kohës që ishte në pushtet, ne më shumë e kemi përjetuar si person që më shumë ka qenë i lidhur me ideologji, me ndonjë ide e kështu me radhë. Madje në projektin “Shkupi 2014” në raportin e tij pasiv dhe agresiv ndaj Greqisë, ndoshta e kemi përjetuar si politikan i cili ka ideologji të gabuar, por ka ndonjë ideologji, i prirë nga ndjenja nacionale, e kështu me radhë. Tani ky profil po prishet sepse është e qartë se në profilin e tij ka më shumë pragmatizëm sesa luftë për ide nacionale. Sikur të ishte kështu, atëherë ai do të hynte në burg duke mbajtur fjalim para portave të burgut dhe duke promovuar ndonjë ide politike. Tani ai nga martir politik siç ishte profili i tij në fillimet e procesit në i arratisur dhe i dënuar i rëndomtë i cili kërkohet dhe kjo është rrëfim i dhimbshëm për prishjen e imazhit të tij politik që është i qartë. Ndoshta në këtë drejtim, çështja e duhur se si ndjehen qytetarët duhet t’i pyesim ata që kanë bërë tatuazh në krah, si ndjehen ata tani lidhur me imazhin e tij.