Në bisedë me televizionin “Telma”, Njohësi i zhvillimeve politike, Patar Arsovski thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një fitore politike për BDI-në.Arsovski , këto komente i ka bërë për TV Telma.
“Me rishikimin e zonës së pestë dhe të gjashtë, votat maqedonase zhvendosen në të pestën, gjë që zvogëlon numrin e votave të maqedonasve në zonën e gjashtë”, thotë Arsovski.Komunat e Dibrës dhe Mavrovë-Rostushë në vend që në zonën e gjashtë do të jenë në zonën e pestë, këtë vendim e mori Kuvendi me 75 vota “për”.Sipas rekomandimit të OSBE-së, kufijtë e zonës së gjashtë duhet të ndryshohen, pasi që një zonë zgjedhore nuk mund të ketë 5% më shumë votues se tjerat.