Arsovski: PSP nuk ka më besueshmëri, nevojiten zgjedhje të parakohshme

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se PSP dhe prokurorët e saj nuk kanë më besueshmëri dhe se nevojiten zgjedhje të përkohshme parlamentare.

Marketing

“PSP nuk ka më besueshmëri. Nuk ka besueshmëri as për Katica Janeva, as për asnjë nga prokurorët që kanë vepruar në drejtim të saj dhe heshtën për të gjithë krimin që po ndodh, as hetuesit dhe personeli tjetër. Ata të gjithë janë pjesë e një rrjeti kriminal”, tha Dimce Arsovski, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së

Ai shtoi se Vetëm dy ditë më parë kemi pasur mundësinë të lexojmë në media se ekzistonte dyshimi i hapur për një pako prej 260.000 eurosh që paguhej haraç nga Adrian Amzoski në fondacionin humanitar të “Boki 13”, ndërsa ka shumë të ngjarë që në kthim, Katica Janeva së pari mori juridiksionin mbi aktakuzën, ndërsa ajo pastaj të njëjtën aktakuzë e tërhoqi nga procedura penale e cila procedohej kundër Adrian Amzoski. Na vjen keq nga kjo që po na ndodh neve, ku Katica Janeva, Zoran Zaev, Bojan 13 dhe të gjithë rreth tyre kanë qenë të paprekshëm dhe kanë torturuar dhe mashtruar qytetarët. Kriminelë klasikë dhe të zakonshëm.