Arsovski: Vaksinat e para, arrijnë në fillim të 2021

Vaksinat e para tek ne duhet të arrijnë në fillim të vit ardhshëm. Të parët që do ta marrin janë personeli mjekësor, punonjësit në çerdhe, të sëmurët kronik, si dhe personat mbi 65 vjeç. Në mesin e të parëve që do të vaksinohen do të jenë edhe politikanët, thonë nga qeveria. Sa I përket furrnizimit me kohë me vaksinën antikovid nga qeveria thonë se të gjitha procedurat janë bërë në kohë. Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, i vlerëson të pavërteta zërat se vendi ynë pret vetëm donacione për ndihmë.

Marketing

Arsovski pohoi se procedurat kanë filluar në kohë. Madje edhe përskaj 800 mijë vaksinave të cilat janë të siguruara, vendi po vazhdon me negociatat e drejtpërdrejta për aplikime te reja, me qëllim të sigurimit të dozave shtesë të vaksinave, që u dedikohen vendeve që nuk janë anëtare BE-së. Donacionet për vaksinat priten të arrijnë edhe nga mekanizimi Kovaks, dhe përmes Bashkimit Europian.

“Maqedonia nuk mbështetet vetëm në donacione, por janë bërë të gjitha hapat dhe procedurat e nevojshme. Janë alokuar mjete financiare, dhe ne filluam edhe me bisedime të drejtpërdrejta. Po shfrytëzohen të gjitha instrumentet, përfshi këtu edhe mekanizmi Kovax, I cili ishte I pari në dispozicion. Janë siguruar tash më 833 mijë vaksina, dhe conform planit për imunizim, vaksinimi pritet të fillojë në tre muajt e parë të vitit 2021.”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

E derisa vendet fqinje kanë bërë furrnizimin e parë me vaksinat, minsitri Filipce akoma nuk ka një plan të qartë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se për arsye se Maqedonia e Veriut e fundit do të furrnizohet me vaksinën anti-covid, kjo dikujt mund ti kushtojë edhe me jetë.

“Si është e mundur që Serbia e cila gjithashtu nuk është anëtare e BE-së, të furrnizohet me disa lloje të vaksinave, si dhe të ndërtojë 2 spitale gjatë kësaj periudhe. Ku spitali i dytë vetëm për 4 muaj e ndërtuan dhe lëshuan në përdorim. Tek ne autoritetet nuk u treguan të aftë të ngrisin një tendë e të mos flasim për diçka tjetër.”, tha Marija Andonova nga VMRO-DPMNE.

Qeveria tani për tani ka njoftuar se furrnizimi I parë me vaksina anticovid do të bëhet nga vendet fqinje, sic janë Bullgaria, Greqia dhe Polonia. Por akoma nuk është konkretizuar se kur të njejtat do të arrijnë, dhe sa do të jetë numri saktë I vaksinave të para.